Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas dorëheqjes së kreut të partisë Memli Krasniqi.
Përmes një reagimi në rrjetin social, Facebook, Tahiri tha se Memli Krasniqi e udhëhoqi PDK-në me përgjegjësi, urtësi dhe përkushtim në një periudhë jo të lehtë.
Ai falënderoi Krasniqin për çdo ditë pune dhe tha se përtej çdo roli politik ai do të mbetet një prej miqve më të kirë të tij.
“Gjatë kësaj kohe, PDK doli dy herë partia më e votuar në zgjedhjet lokale dhe arriti të rikthejë besimin e qytetarëve përmes një vizioni të qartë dhe një kulture të re politike. Në zgjedhjet parlamentare, me propozimin e Bedri Hamzës për kryeministër, Memli dëshmoi se politika mund të bëhet me seriozitet, qetësi dhe me plane të ndërtuara për të ardhmen”, shkroi Tahiri.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot