Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri menjëherë pas votimit të qeverisë Haradinaj, ka dalë me një deklaratë në rrjetin Facebook.
Ai ka thënë se si ministër do të angazhohet për një qasje profesionale, transparente, për respektim të diversitetit, të drejtave të njeriut dhe mundësive të barabarta.
Postimi i plotë:
Sapo u votua qeveria e re e Republikës së Kosovës. Jam i nderuar që më është besuar posti i Ministrit të Drejtësisë. Do të angazhohem për një qasje profesionale, transparente, për respektim të diversitetit, të drejtave të njeriut dhe mundësive të barabarta. Derisa ndjej përgjegjësi të partë për detyrën që do ta ushtroj, jam jashtëzakonisht i impenjuar që së bashku me të gjithë kolegët pranë MD-së të punojmë në forcimin e sundimit të së drejtës, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një Kosovë ku mbretërojnë rendi dhe ligji dhe ku të gjithë jana të barabartë para ligjit është një parakusht jetik për një shoqëri të shëndoshë, të zhvilluar dhe të integruar në familjen e madhe evropiane. Prandaj, jam i vetëdijshëm për sfidat e panumërta që më presin. Postulat i punës sime do të jetë besimi i qytetarëve të Kosovës në punën time dhe të mbarë MD-së në përgjithësi.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje