Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Shefki Abdullahu, ka thënë se zjarret janë duke u lokalizuar dhe janë nën kontrollë, por shtoi se erërat e forta po pamundësojnë shuarjen e tërësishëm të vatrave të zjarrit.
Ai ka thënë sot ka vizituar komunën e Pejës, përkatësisht vatrat e zjarrit në Shtupeq, ku tha se së bashku me zjarrfikësit Policinë e Kosovës dhe FSK-në, janë duke angazhuar për shuarjen e zjarreve.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Edhe sot me datën 05.08.2021 vizitova komunën e Pejës, gjegjësisht vatrat e zjarrit në Shtupeq në Bjeshkët e Rugovës. Agjencia e Menaxhimit Emërgjent vazhdoj me menaxhimin e operacioneve të njësive të specializuara të zjarrëfikjes nga komuna e Pejës, Policia e Kosovës dhe njësitë e specializuara të FSK-së.
Në mbështetje të operacionit në fjalë, sot në mëngjes angazhuam edhe njësitet shtesë të zjarrëfikjes nga disa komuna tjera, ku në koordinim dhe bashkëveprim ndërinstitucional, të gjitha njësitë e lartëcekura me përkushtim maksimal po menxhojnë me sukses operacionin për indentifikimin, lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve në zonën pyjore në fshatin Shtupeqi i Madh, në rajonin në fjalë.
Zajarret janë duke u lokalizuar dhe janë nën kontrollë të plotë, por erërat e fuqishme po e pamundësojnë shuarjen e tërsishme të vatrave të reja të zjarreve…!/arbresh.info/
PDK mban mbledhjen e Këshillit Drejtues, diskutohen zhvillim...
Superkompjuteri parashikon fituesin e Ligës Premier pas triu...
Diell, shi e rrufe/ Parashikimi i motit për pesë ditët e ard...
Vranësira dhe temperatura deri në 21°C, parashikimi i motit ...
Seancë për sulmin në Banjskë, sot jepen fjalët përfundimtare...
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...