Lumir Abdixhiku ka shprehur falënderimin e tij ndaj anëtarësisë dhe delegatëve të Kuvendit për rizgjedhjen e tij si kryetar i LDK-së.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku u zotua se për katër vitet e ardhshme do t’i prijë LDK-së me nder dhe dinjitet, shkruan Arbresh.info.
“Zotohem se për katër vitet ardhshme do të ju prijë me nder e dinjitet. Do t’i shërbejmë bashkërisht e pa kursim, Lidhjes Demokratike të Kosovës, shtëpisë së rugovistëve, të djathtëve e patriotëve të Republikës.”, shkroi ai.
Ndër të tjera, kreu i LDK-së u shpeh se për të është një nder i jashtëzakonshëm konfirmimi i këtij besimi sot, nga të gjithë delegatët prezent, për katër vite të tjera.
“Marrja e përgjegjësisë dy vite e gjysmë më parë ishte privelegji më i madh jetësor. Konfirmimi i këtij besimi sot, nga të gjithë delegatët prezent, për katër vite të tjera, është nder i jashtëzakonshëm!”, shtoi ai.
Ndryshe, Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimisht ka rizgjedhur Lumir Abdixhikun për të drejtuar me këtë subjekt politik edhe për një mandat katër vjeçar.
332 delegatët votuan pro Abdixhikut. /Arbresh.info/
LEXO EDHE:
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...