Abdixhiku zhvillon takim virtual me Kongresin Panshqiptar Amerikan

20:33 | 27 Maj 2021

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me Teuta Sahatqija, kanë mbajtur një takim virtual me Kongresin Panshqiptar Amerikan PAAC.

Sipas njoftimit, Abdixhiku vlerësoi rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të lobit shqiptaro-amerikan në kultivimin dhe thellimin e raporteve ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, njofton LDK, shkruan arbresh.info.

Tutje thuhet se diskutoi në veçanti për kërkesat, propozimet dhe zotimet e anëtarëve të Kongresit Panshqiptar Amerikan.

Ai u zotua për një koordinim të ngushtë dhe të rregullt me PAAC për temat e politikës së jashtme me departamentin përkatës duke përcaktuar pikën e përhershme të kontaktit dhe i ftoi në vizitë në Kosovë.

Në emër të PAAC, Lushi falënderoi kryetarin Abdixhiku për konstruktivitet në formimin e institucioneve dhe në çështjet madhore për shtetin e Kosovës.

Po ashtu ofroi mbështetje të fuqishme për kryetarin Abdixhiku dhe LDK-në.

Gjatë takimit u diskutua për temat e brendshme për Kosovën, rolin dhe ndikimin në rajon, dialogun, fuqizimin e rolit të mërgatës sipas LDK-së në ekonominë e Kosovës si dhe për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit me administratën në Washington./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara