Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar Ilir Feratin për fitore në zgjedhjet për kryetar të komunës së Istogut, ku ai arriti të sigurojë 60% të votave.
Në urimin e tij, Abdixhiku tha se Iliri është një bashkëpunëtor dhe profesionist i vërtetë, i ndërtuar mbi vlera të forta familjare dhe se qytetarët e Istogut e kanë vlerësuar punën e tij dhe të LDK-së me një mbështetje të jashtëzakonshme.
Ai gjithashtu uroi strukturat e Lidhjes Demokratike për rezultatet spektakolare në Istog, me 60% për kryetar dhe 50% për Kuvend Komunal, duke shprehur besim se ky sukses do të vazhdojë.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...