Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pritur në takim emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Në këtë takim, Abdixhiku tha se është diskutuar për rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës aty, shkruan Arbresh.info.
“Në prag të 10 vjetorit të nisjes së Procesit të Berlinit, diskutuam për rëndësinë e participimit të Kosovës aty; dhe mundësitë e mëdha ekonomike që rrjedhin për Republikën e Kosovës. Si LDK, kemi mbështetur dhe mbështesim në plotni këtë proces; siç dhe presim nga Qeveria në largim përmbushjen e obligimeve finale në këtë drejtim duke mos dëmtuar pozicionin tonë aty.”, ka shkruar ai.
Kreu opozitar theksoi se nga 9 shkurti, do t’i japim prioritet jo vetëm kësaj nisme strategjike, por dhe secilit proces tjetër integrues e konsolidues.
“Nga 9 shkurti, do t’i japim prioritet jo vetëm kësaj nisme strategjike, ku Kosova ka vend e rol të barabartë me shtetet e tjera të rajonit, por dhe secilit proces tjetër integrues e konsolidues që ka ngecur për 4 vite rresht – fillimisht duke rikuperuar pozicionin tonë të rënduar e më pas duke avancuar drejt qëllimeve tona historike. Në qeverisjen time, konsolidimi shtetar dhe interesat e Republikës nuk kompromitohen me vendime populliste!”, ka shkruar Abdixhiku./Arbresh.info/
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...
Vazhdon sot seanca për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell