Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Kryetari Abdixhiku, i uroi mirëseardhje ambasadorit britanik Hargreaves si dhe i uroi suksese në detyrën e tij, ndërsa temë diskutimi ishin gjendja aktuale politike në vend si dhe qendrimet e LDK-së lidhur me këto çështje. Po ashtu kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Hargreaves për programin politik “Rruga e Re”, si dhe misionin euroatlantik si fundament i orientimit tonë ideologjik.

Kryetari Abdixhiku falënderoi ambasadorin e ri britanik Hargreaves për mbështetjen të cilën ia ka dhënë Mbretëria e Bashkuar Kosovës në të gjitha proceset, si dhe i siguroi partneritet të plotë brenda Lidhjes Demoktatike të Kosovës në këtë rrugëtim të ri të tij./Arbresh.info/
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...