Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka takuar 150 bizneset më të mëdha në vend, ku tha se në takim ishin 80 për qind e kontribuuesve të ekonomisë.
Abdixhiku tha se për këtë takim është krenar pasi sipas tij, pak vende kudo në botë mund t’i mblodhi kaq kontribuues në një vend, teksa shtoi se para tyre prezantoi projektet e LDK-së, të cilat janë 5 miliardë euro investime në 4 vjet.
Më tej, kreu i LDK-së tha se si ekonomist me profesion i kupton sfidat e bizneseve, teksa shtoi se si politikan me detyrë, ka obligim që ta shtrojë rrugën e djathtë të Kosovës.
“Por si Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kam një mision më të madh se këto të dyja; atë të ndërtimit të një rruge të re për Republikën e Kosovës, një që ngjason vendin tonë me vendet normale të familjes evropiane”, tha ai.
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...