Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim Ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Abdixhiku ka thënë se e ka njoftuar ambasadorin për “momentumin e mirë të fushatës sonë; për rrjedhën e tubimeve impresive si dhe për pritjet tona për ndryshim! E njoftova dhe për projektet e mëdha kapitale, që do t’i realizojmë”, shkruan Arbresh.info.
Ai ka thënë se është zotuar që me LDK-në si udhëheqëse të Qeverisë, Kosova do ta rikuperojë pozicionin e saj ndërkombëtarë dhe do të avancojë interesat strategjike.
“Mbretëria e Bashkuar është aleat strategjik i Republikës sonë; dhe për gjithë kontributin e dhënë në çdo etapë, falenderova ambasadorin sot!”, ka shkruar Abdixhiku./Arbresh.info/
Tkurrja e popullsisë, Shqipëria regjistroi më shumë vdekje s...
Fillojnë punimet për rrugën Mushtisht–Delloc, investimi 1 mi...
Pas paralajmërimit të Trump, Tajvani këmbëngul se është i pa...
11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deça...
‘‘Para presionit vjen përgatitja’’, ushtarët e Shqipërisë st...
FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n