Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, do të prezantojë sot listën me 110 kandidatë për deputetë, si dhe programin politik qeverisës të partisë. Prezantimi do të mbahet nga ora 18:00, në AMC.
Sipas Abdixhikut, lista e kandidatëve përbëhet nga një ekip që, siç thotë ai, e di pse garon dhe për kë punon, ndërsa programi politik përfaqëson një vizion të bazuar në normalitet, zhvillim, drejtësi dhe shpresë reale për çdo qytetar.
“Lista 123, është një listë e njerëzve me integritet, dije dhe përvojë; një ekip i ndërtuar për shtet, jo për propagandë. Një ekip që e di pse garon dhe për kë punon. Në këtë mbrëmje do të shpalosi edhe Programin Politik tonin si dhe vizionin tim për Kosovën; një vizion të bazuar në normalitet, zhvillim, drejtësi dhe shpresë reale për secilin qytetar. Ju ftoj të jeni pjesë e këtij momenti të rëndësishëm. Të jemi bashkë për Kosovën që duam”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale