Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka prezantuar planin e tij për sektorin e sportit.
Me anë të një postimi në Facebook, lideri i LDK-së tha se përveç stadiumit kombëtar në kryeqytet, si pjesë e Qendrës Kombëtare të Sportit do të jenë dhe Pallati i Ri Sportiv, Pishina Olimpike e Gaming Hall për sportet elektronike, përcjell Arbresh.info.
Sipas tij, në Kompleksin më të madh sportiv në rajon, do të vendoset dhe Fakulteti i Sporteve.
“Ky projekt, është prezentuar tashmë dhe para investitorëve potencial. Kostoja e gjithmbarshme është rreth 60 milionë euro – pak a shumë aq sa u shpërndanë sot me një vendim! Po. Aq sa u shpërndanë vetëm sot! Pra, për të gjithë ata që pyesin se nga paratë – u them se Kosova ka para, ka mundësi ka dhe nevojë – sidomos nevojë për investime që lënë shenjë një kohë e krijojnë zhvillim. Kosova nuk ka një Qeveri që bën punë me 12 miliardë euro buxhet! Deri në shkurt”, ka shkruar Abdixhiku.
“Në Prishtinë, në një lokacion të përbashkët, Stadium Kombëtar me 25-30 mijë ulëse; Pallat i sporteve me dorë me 8 mijë ulëse, Pishinë Olimpike me 3 mijë ulëse e Gaming Hall me 2 mijë ulëse. Ndërtesa moderne; kushte moderne; kompleks modern për dekada në vijim”, tha Abdixhiku./Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...