Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka vlerësuar lart procesin zgjedhor në Kuvendin e kësaj partie, ku ai mori më së shumti vota për postin që për 11 vjet e kishte mbajtur Isa Mustafa.
Ai në t7 ka thënë se përveç se është nder, pozita e kryetarit është edhe një përgjegjësi e madhe.
“Nuk kishte nevojë për të rrëzuar qeverinë (Kurti), por ishte gjendja emergjente për shkak të pandemisë. Megjithatë qytetarët nuk e falën këtë dhe ky rezultat është përkthyer më 14 shkurt”, ka thënë Abdixhiku duke folur rreth arsyeve që çuan te rënia e madhe e LDK-së.
Abdixhiku mori besimin e shumicës së delegatëve në Kuvendin zgjedhor të LDK-së më 14 mars për pasuesin e Isa Mustafës, i cili dha dorëheqje për shkak të debaklit në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj një personi
Shembja e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë, policia apelon te qy...
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për sulmin terrorist në...
Goditet nga vetura një këmbësor në Zubin Potok
Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa ...
IKD mirëpret futjen në rend të ditës së certifikimit të rezu...