Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku sot në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi.
“Pas 9 viteve shërbim, ambasadori Minxhozi po largohet si një personalitet që la shenja të mira bashkëpunimi, si një njeri që përkundër sfidave jo fort të zakonshme politike, mbajti politikën shqiptare në përfaqësim të denjë, të matur e me plot ekselencë. Për këtë dhe shërbimin e dhënë, i dhurova një Helmetë Ilire.Rrugëtim të mbarë ambasador. Paç gjithherë kujtime të mira për Kosovën”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Rreth 23% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga se...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...