Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në emisionin IndoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë se treshja, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, kanë qëllim prishjen e raporteve me ndërkombëtarët, sidomos me SHBA-të.
Si arsye për këtë, Abdixhiku tha se izolimi i vendit, çka do tu mundësonte atyre pushtet më të madh.
Ai tha se kosto politike e këtij shfuqizimi do të ketë një kosto të pakthyeshme, izolim edhe më të madh për vendin tonë.
Për të treguar nivelin e politikës, Abdixhiku e lidhë edhe me mos-lëshimin e vizës nga ana e SHBA-së për kryeministrin.
Për kërkesën që Serbia të marr pjesë në hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ai tha se përgjigja e Haradinajt ishte adekuate, pasi që një përfshirje e Serbisë, do të ishte precedan i dëmshëm për vendin./Telegrafi/
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut, i kërkuar...
Abdixhiku kritikon refuzimin e 21 amendamenteve të LDK-së pë...
Aksidentohet Rey Manaj në Turqi, ja si është gjendja e sulmu...
Nga 86 amendamentet e propozuara në Kuvend, veç gjashtë mira...
Miratohet buxheti i vitit 2026
Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona