Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka nisur ditën duke vizituar një familje pesë anëtarëshe.
Abdixhiku përmes një shkrimi na “Facebook”, njoftoi se teksa piu kafen e mëngjesit me ta, familjarët ndanë hallet e tyre për krizën aktuale ekonomike në vend, shkruan arbresh.info
Nga vizita te familja Thaçi, i pari i LDK-së ka premtuar rritjen e koeficientit në 125.
“Kafen e mëngjesit këtë të premte e piva me familjen e mrekullueshme të Lulzim e Nesibe Thaqi. Si prindër të tre fëmijëve e në pritje të të katërtit, burim të vetëm të të hyrave kanë pagat që marrin nga sektori publik. Si punonjës shëndetësorë, punë të vetme kanë kujdesin për tjetrin. Janë adresa e parë e secilit me hall. Shteti, ndërsa, punë të vetme duhej ta kishte kujdesin për ta.
Pagat e tyre sot vlejnë 50% më pak, se sa para dy viteve; derisa koeficienti i Qeverisë nuk mbulon as për së afërmi inflacionin rekord që ka goditur familje si kjo. Realiteti i hidhur është se, historia e tyre nuk është e vetme. Kjo histori përballjeje ndahet nga familje të panumërta anembanë Kosovës.
Propozimi ynë për koeficient 125 lehtëson përballueshmërinë e familjeve si kjo. Propozimi ynë për heqje të TVSH-së në produkte bazë – bukë, miell, vaj, sheqer, qumësht e vezë – do të bënte jetën e tyre shumë më të lehtë” shkruan Abdixhiku në njoftim./arbresh.info/
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit