Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar në 19-vjetorin e vrasjes ish-Kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyçi.
“Sot u bën 19 vjet nga vrasja makabre e Ukë Bytyçit, veprimtarit të orëve të para të çështjes kombëtare, kryetarit të degës së LDK-së dhe Kryetarit të Suharekës. Ukë Bytyçi, tërë jetën ia kushtoi Kosovës. Në rrugëtimin tonë për liri, pavarësi dhe demokraci, ai ishte gjithmonë ndër të parët, kurdo dhe kudo që i duhej atdheut, edhe atëherë kur me pushkë duhej mbrojtur pragu i shtëpisë. Gjersa po festonte fitoren e madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suharekë, së bashku me aktivistë dhe qytetarë, ai u vra pabesisht nga dora kriminale që nuk ia donte të mirën komunës e atdheut.Kryetari emblematik i Suharekës, Ukë Bytyçi, mbetet figurë identifikuese e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si njeri me vlera të larta njerëzore, i guximshëm e mbi të gjitha shumë modest. I përjetshëm kujtimi për kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyçi!”, është shprehur Abdixhiku./arbresh.info/
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...