Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentuar deklaratën e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili tha se “Kosova është projekt i përkohshëm”.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku ka pyetur se “ç’të duhen kundërshtarët e jashtëm, kur i ke të brendshmit?”, duke shtuar se Republika e Kosovës udhëhiqet nga popullistë mosbesues të saj.
Ndër të tjera Abdixhiku ka thënë se “fati i projektit më të madh shqiptar, “Kosova shtet i pavarur e sovran” është në duar të mohuesve të vet shtetësisë”.
Reagimi i plotë:
Ç’të duhen kundërshtarët e jashtëm, kur i ke të brendshmit?
Republika e Kosovës, sot udhëhiqet nga popullistë mosbesues të saj. Fati i projektit më të madh shqiptar, ‘Kosova shtet i pavarur e sovran’ është në duar të mohuesve të vet shtetësisë.
Prandaj betimi mbi Republikë është farsë.
Prandaj shkelja e Kushtetutës bëhet zakonshmëri.
Sepse mosbesimi ndaj Kosovës është bindje.
Këta kanë atdhe të dytë.
Ne kemi vetëm Kosovën.
LDK-ja si formacion i vetëm pavarësist, beson në Republikë. Fëmijët tanë meritojnë të besojnë në Republikë! Në shtetin që prindërit e gjyshërit e tyre nuk e kishin por ua kanë lënë me plot sakrificë. Në shtetin që në vend të mbytjes së ëndrrave e dhënies së pasigurisë u jep shpresën se një ditë do të jenë të barabartë mes popujve e shteteve euroatlantik!
Prandaj dhe zgjedhja juaj është fare e lehtë.
Sepse Kosova është e përhershme./Arbresh.info
Prokurori Abazi: Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku u atribuo...
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...