Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka votuar në Prishtinë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ai tha se në këtë ditë vendimmarrja i kthehet sovranit.
“Është ditë e mirë ditë e mbarë dhe le të shpresojmë që në vazhdimësi i gjithë procesi i votimit do të shkojë mirë. Uroj që qytetarët e Kosovës në këtë ditë të rëndësishme që përcakton fatin e katër viteve të ardhshme të zgjedhin për zhvillim, stabilitet e për të ardhme euroatlantike të Republikës së Kosovës e të largohemi nga kjo zymësi e përçarje që na ka kapluar këto vite”, ka deklaruar.
Abdixhiku ka falënderuar komisionerët dhe vëzhguesit, Prokurorinë, Policinë dhe mediat.
“Që edhe në këtë ditë të madhe të demokracisë vazhdoni të bëni punën e domosdoshme. Le të shpresojmë që gjithçka do të shkojë mbarë e mirë e le të fitojë populli i Kosovës”, deklaroi Abdixhiku./rtk
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre