I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Abdixhiku në fillim e vlerësoi se njohja e Kosovës nga Izraeli është një moment shumë i rëndësishëm në forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, thuhet në njoftim.
Gjatë takimit u diskutua edhe për sfidat dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, si në rrafshin politik ashtu edhe në atë ekonomik.
Kryetari Abdixhiku e falënderoi ambasadoren Ziv për vizitën si dhe rolin e shtetit të saj në mbështetje të Kosovës, me ç’rast edhe u dakorduan që bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit të intensifikohet edhe më tej.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ambasadorja e Izraelit është pritur në takim nga kreu i AAK-së Ramush Haradinaj./arbresh.info/
Good meeting today w/ @AmbTammyZiv, Ambassador of Israel to #Kosovo. LDK looks forward to strengthening & growing our bilateral relationship and our shared commitment to investments and trade between our countries. @IsraelMFA pic.twitter.com/b3cKUNAjuV
— Lumir Abdixhiku (@LumirAbdixhiku) August 10, 2022
Muriqi i pandalshëm, realizon golin e radhës në La Liga
Mirlind Kryeziu transferohet tek Winterthur
Arrestohet gardiani i Burgut të Dubravës, tentoi të fuste dr...
Rrjedhje të ujit, ndalet nga operimi blloku A5
Vjedhja e argjendarit në Kaçanik, pesë të dyshuarit në parab...
Bombë në Superligën Saudite – Karim Benzema lë Al Ittihad pë...