Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar sot pas vendimit të Gjykatës Supreme që e shpall joligjor ushtrimin e njëkohshëm të funksioneve të deputetit dhe ministrit.
Sipas Abdixhikut, ky vendim i prerë përbën dëshmi shtesë për kallëzimet penale që LDK ka dorëzuar më herët ndaj zyrtarëve të Qeverisë.
Ai bëri të ditur se nesër LDK do ta dorëzojë vendimin zyrtarisht në Prokurori, duke e konsideruar atë si një provë të pakontestueshme që duhet të nxisë veprim institucional.
Kreu i LDK-së tha gjithashtu se i ka njoftuar ambasadorët e QUINT-it për këtë zhvillim.
Postimi:
Kur LDK dorëzoi 17 kallëzime penale në Prokurorinë Speciale, për të gjithë ata që sillen njëkohësisht si ministra dhe deputetë, Prokuroria nëpërmjet një letre, kërkoi argumente shtesë nga ne.
Sot, Gjykata Supreme e Republikës foli qartë. Me një vendim të prerë, ajo konstatoi se ushtrimi i funksioneve të deputetit dhe ministrit në të njëjtën kohë është joligjor; dhe si i tillë, përbën vepër penale.
Nesër, LDK do ta dorëzojë këtë vendim zyrtarisht në Prokurori. Një dëshmi më shumë. Një aktgjykim tashmë i formës së prerë.
Nga ata që nuk dinë nëse janë ministra apo deputetë, nuk presim asgjë. Por nga Prokuroria e Kosovës, presim veprim. Ky shtet dhe kjo shoqëri i paguan, i mirëmban dhe, mbi të gjitha, u beson mbrojtjen e ligjit. Le të ketë drejtësi për të gjithë.
Kam njoftuar edhe ambasadorët e QUINT-it për këtë zhvillim. LDK pret edhe mbështetje ndërkombëtare për mbrojtjen e demokracisë dhe ligjshmërisë në Kosovë./Arbresh.info/
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut