Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Imri Ahmeti, ka pritur në takim Myftiun e Kosovës, Naim ef. Tërnava.
Kryetari Abdixhiku duke vlerësuar rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e falënderoi Myftiun Tërnava për punën e tyre në promovimin e kulturës fetare dhe respektin e ndërsjellë mes besimeve dhe feve të ndryshme.
Kryetari Abdixhiku theksoi se Kosova është shembull i tolerancës etnike dhe fetare dhe ky mozaik është një ndër pasuritë më të çmuara të popullit tonë.
Myftiu Tërnava duke uruar kryetarin Abdixhiku për marrjen e detyrës, vlerësoi rolin e LDK-së ndër vite.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësitë për bashkëpunim ndërmjet LDK-së dhe Bashkësisë Islame./arbresh.info/
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”