Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka thënë se me “Rrugën e re”, në fokus kanë teknologjinë informative dhe arsimin, të cilat sipas tij, janë dy shtyllat thelbësore.
Kështu tha Abdixhiku përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, teksa bëri të ditur se ka vizituar sot shkollën trajnuese në fushën e teknologjisë, akademinë jCoders, përcjell Arbresh.info.
Mes tjerash, kryetari i LDK-së, ka theksuar se me platformën “Rruga e re”, ka paraparë edhe trajnimin e mbi 40 mijë nxënësve, investime 30 milion euro në laboratore teknologjike shkollore si dhe kodimin si lëndë mësimore që nga klasa e parë.
Postimi i plotë:
Pasditen e sotme e kalova në mesin e nxënësve të Akademisë jCoders, shkollës trajnuese në fushën e teknologjisë të mbi 1000 fëmijëve gjithandej Kosovës ??. Aty u prita nga Arta Shehu Zaimi, themeluesja e kësaj shkolle.
U gjenda mes programerëve të rinj, fëmijëve e nxënësve me talente të jashtëzakonshme, atyre që të bëjnë të kuptosh se e ardhmja e Kosovës është thjeshtë e ndritur dhe bukur . Më prezantuan dhe punimet e tyre; Paridi për shembull na prezantoi programin e tij që çdo lëvizje trupore e përkthente në imazh simbolesh; ndërsa Rona e Driti na prezantuan webfaqet e tyre të programuara në gjuhën javascript. Më pas na prezantoi dhe Dua, fluturaken e saj të ndërtuar në LabBox . Secili nxënës aty kishte një shkathtësi teknologjike të fituar në këtë shkollë.
Në një vend si Kosova, ku sistemi shtetëror na prodhon PISA-n dhe renditjen tmerruese në fund, shkollat trajnuese në hap me zhvillimet e kësaj dekade bëhen domosdoshmëri. Ato na shërbejnë si model se si duhet të investojmë në teknologji; e si sistemi edukativ, ky që na prodhon PISA-n e sotme, duhet të na transformohet shpejtë në krijues të talenteve botërore.
Kosova e ka këtë mundësi!
E pashë sot nga afër mu këtu.
Mundemi dhe duhet që mundësinë e 1000 fëmijëve në jCoders, sikurse dhe në shkolla të ngjashme të nisura nga Arta e të tjera Arta plot, ta amplifikojmë në gjithë vendin.
Prandaj në ‘Rrugën e Re’ kemi paraparë fokus në teknologji informative e në arsim; si dy shtylla thelbësore tonat. Kemi paraparë, ndër të tjerash, edhe:
Trajnimin e mbi 40 mijë nxënësve e të rinjve në programim e teknologji.
Investime 30 milion euro në laboratore teknologjike shkollore.
Kodimin si lëndë mësimore që nga klasa e parë.
Artën dhe ekipin e saj, e falënderova për pritjen dhe punën motivuese si ndërmarrëse e inivatore që po bën sot. Ajo me gjithë nxënësit aty, ishin inspirim!/Arbresh.info
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...