Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se takimin e radhës me qytetarë e ka zhvilluar në Rahovec.
Ai u shpreh se atje gjetën qytetarë që i pritën me entuziazmin e njëjtë, siç tha Abdixhiku, “si në çdo takim tjetër sot”.
“Në takimin e radhës u ndalëm në Rahovec. Në qytet. Aty gjetëm qytetarë të shumtë që na pritnin me entuziazmin e njejtë – të zjarrtë – si në çdo takim tjetër sot. Ky momentum i mirë, kjo mbështetje e përkrahje si rrallë herë më parë l – është një kryengritje e djathtë”.
“Ka kohë që keni kërkuar një LDK si kjo. Këtë LDK, që afron, që përbashkon, që kthehet në zanafillë, tek njerëzit e vet, që kthehet në bazë tashmë e keni. E keni siç e keni kërkuar përherë. Prandaj ruajeni, duajeni, mbrojeni, forcojeni. Lartnojeni këtë LDK tuajën, sepse me të, lartnoni vet Republikën e Kosovës”, shkroi tutje ai.
Real Madridi pritet t’i jep edhe një sezon yllit të tyre për...
EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revoluciona...
Rama takon ambasadorin italian, diskutohet për fuqizimin e t...
Raportohet për tre studentë të arrestuar në protestën në RMV...
Mexhiti: Jemi marrë vesh me Mickoskin, për tre muaj rregullo...
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...