Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku mori pjesë sot në organizimin e Forumit Rinor të kësaj partie në Gjilan.
Përmes një shkrimi në Facebook, Abdixhiku thotë se energjia rinore është frymëzim e vendosmëri për ndryshimin e madh që thotë se do ta bëjnë bashkë.
“E ardhmja nuk pritet! Ajo bëhet. Dhe bëhet duke ndryshuar të tashmen me rininë e shkëlqyeshme që ka Kosova!
Kjo rini kosovare meriton perspektivë, meriton mundësi; meriton vende pune, jetë të mirë e të ardhme të dinjitetshme në Kosovë – në atdheun e tyre e në shtetin që do ta bëjnë! Këtë do t’ua ofrojmë!
Lidhja jonë është e fuqishme dhe është e pandalshme. Koha jonë ka ardhur, e me të dhe vet ndryshimi!”, shkroi Abdixhiku.
Haxhiu: Vendimi i Kushtetueses hap i rëndësishëm për të para...
Von der Leyen: Evropa nuk mund të jetë më “ruajtëse e rendit...
Nëntë të arrestuar, pas përplasjes mes tifozëve të Rangers d...
Aksident me fatalitet në Shkodër
Policia jep detaje për plagosjen në Skenderaj
Osmani nuk e përjashton rikthimin në LDK