Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se i ka vazhduar takimet në fshatrat Studençan dhe Mushtisht të Suharekës.
Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se interesim i madh dhe në rritje i qytetarëve për Lidhjen Demokratike dhe atë çfarë sot përfaqësojnë, shkruan Arbresh.info.
“Në çdo takim që po kam – gjithandej Kosovës – shoh besim e shpresë mes njerëzve tanë. Ata janë të interesuar për zgjidhje konkrete ndaj përballjeve të tyre të përditshme. Këto zgjidhje i kemi ne!. Momentumi ynë është në rritje sepse qytetarët po i besojnë Lidhjes, të djathtës dhe vizionit tonë për zhvillim, integrim e bërjen e së ardhmes! Rrugën e bëjmë bashkë”, tha ai./Arbresh.info/
Zëvendësambasadori gjerman udhëton me tren nga Prishtina në ...
Shpërndarja e kuvendit në “dorë” të Kushtetueses
Aksident tragjik në Vranidoll, humb jetën ngasësi i motoçikl...
Arrestohet në Prishtinë 26-vjeçari i kërkuar për narkotikë
Parkingu bëhet shkas i sherrit ndërmjet dy personave në Priz...
Dron mbi burgun e Gjilanit, policia po heton rastin