Gjatë vizitës zyrtare në Paris të Francës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku zhvilloi takime në Pallatin Presidencial Élysée, në Ministri të Punëve të Jashtme, dhe në Senatin francez.
Abdixhiku u prit në Pallatin Presidencial Élysée, nga Këshilltarja e Presidentit Macron, Isabelle Dumont; në Ministri të Punëve të Jashtme nga zëvendësdrejtori për Evropën Kontinentale, Sylvain Guiaugue; derisa në senat nga Senatorja Sénatrice Laure Darcos, kryetare e Grupit të Miqësisë Francë – Kosovë.
Përmes një komunikate për media nga LDK bëhet e ditur se në këto takime, kryetari i LDK-së, shprehu falenderimet për mbështetjen e shtetit francez në të gjitha periudhat shtetndërtuese të Republikës së Kosovës.
Abdixhiku në këto takime ritheksoi qëndrimet e LDK-së mbi procesin e dialogut, si një proces të cilin vendi ynë duhet ta trajtojë me prioritet si mjet drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme, me njohjen në qendër të saj.
Implementimi i marrëveshjeve paraprake, konform rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nuk kanë alternativë.
Abdixhiku ka shtruar po ashtu, domosdoshmërinë e hapjes së rrugës së re, drejt integrimit euroatlantik, me theks të veçantë, anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në NATO; dhe mbështetjen që Franca mund ta jep në këtë drejtim.
Në të gjitha takimet, u fol edhe për interesimin e shtuar francez për investime ekonomike në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor./arbresh.info



Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në ...
Hoxha: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është domosd...
Konjufca: Kosova e gatshme për statusin e vendit kandidat në...
AKR-ja nuk garon në zgjedhjet e 7 qershorit
Albin Kurti prezanton Marigona Bekteshi Feratin si kandidate...
Parashikimi i motit për nesër