Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka prezantuar sot kandidatin për kryetar të Komunës së Rahovecit, Burim Krasniqin.
Në një tubim në Rahovec, Abidixhiku tha se ekipi i Krasniqit është i gatshëm të sjellë ndryshimin që qytetarët presin prej kohësh
“Sonte, qëndruam në Rahovec. Në këtë qytet punëtor, të dashur dhe plot tradita, prezantuam kandidatin tonë për kryetar, Burim Krasniqin, dhe ekipin e tij të LDK-së për Asamblenë Komunale. Një ekip i përkushtuar, i ri në energji dhe i gatshëm të sjellë ndryshimin që qytetarët presin prej kohësh. Rahoveci është gati për një faqe të re, për zhvillim, projekte dhe për një qeverisje që vendos qytetarin mbi gjithçka. Burimi dhe LDK janë gati ta kthejnë këtë besim në punë konkrete. Më 12 tetor, le ta bëjmë Rahovecin shembull të fitores të shpresës, të punës dhe të së ardhmes”, ka shkruar Abdixhiku./Arbresh.info
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar