Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar sot 35-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, duke e cilësuar këtë ditë si një nga momentet më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës.
Abdixhiku tha se 7 shtatori i vitit 1990 është dita kur deputetët e Kosovës, me guxim dhe vendosmëri, shpallën Kushtetutën e Republikës së Kosovës – një akt themelor i shtetësisë, i njohur përjetësisht si Kushtetuta e Kaçanikut.
“Në kushte okupimi e shtypjeje serbe, kur dhuna dhe padrejtësia synonin të shuanin çdo ëndërr lirie, elita politike e kohës, e mbështetur në lëvizjen më të madhe demokratike, Lidhjen Demokratike të Kosovës ngriti themelet e institucioneve të para të shtetit të Kosovës”, tha Abdixhiku.
Ai shtoi se Kushtetuta e Kaçanikut nuk ishte vetëm një akt juridik, por një akt i madh rezistence dhe sfidë ndaj pushtimit serb, si dhe shprehje e qartë e vullnetit të palëkundur të popullit për liri, barazi dhe një të ardhme të pavarur e demokratike.
Abdixhiku përkujtoi gjithashtu fjalët e ish-Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili kishte thënë se “dita e 7 shtatorit të vitit 1990 ka hyrë në historinë më të re të Kosovës si ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës, që erdhi pas Deklaratës së Pavarësisë të 2 Korrikut të të njëjtit vit.”
“Sot, në këtë 35 vjetor, përulemi me nderim para deputetëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, që me kurajo e sakrificë morën vendimin historik për Kushtetutën e Kaçanikut. Nderojmë po ashtu gratë e burrat që punuan ditë e natë për ta bërë realitet ëndrrën shekullore të shqiptarëve për liri e pavarësi. Kushtetuta e Kaçanikut mbetet testament i gjallë i rrugëtimit tonë, frymëzim i përhershëm për të mbrojtur shtetin e Kosovës dhe për ta zhvilluar e forcuar demokracinë”, tha Abdixhiku./Arbresh.info
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...