Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, përkujton veprimtarinë e LDK-së dhe ish-kryetarin e Mitrovicës Faruk Spahija, në 19 vjetorin e vdekjes së tij.
Ai tha se Spahija ishte një nga themeluesit e LDK-së në Mitrovicë dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, shkruan Arbresh.info.
“Në këtë 19 vjetor të vdekjes së intelektualit e veprimtarit të madh Faruk Spahija, kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e njeriut që i dha shumë vendit dhe kauzës sonë të përbashkët për liri e demokraci. Spahija, ishte një nga themeluesit e LDK-së në Mitrovicë dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Historik, Ibrahim Rugova.”, ka thënë ai.
“Në orët më të rënda për Kosovën, ai punoi me përkushtimin më të madh si kryetar i komunës së Mitrovicës, duke udhëhequr me ndershmëri dhe vizion për të ardhmen. Përkushtimi i tij ndaj qytetarëve dhe vendit, si dhe roli i tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës, do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë! Le të jetë kujtimi i tij një frymëzim për të gjithë ne, për ta vazhduar rrugën që ai trasoi me përkushtim e dashuri për Kosovën.”, u shpreh ai.
“I përhershëm kujtimi për njeriun e urtë e të dinjitetshëm, kryetarin e parë të zgjedhur të Komunës së Mitrovicës – ikonën e këtij qyteti, Faruk Spahija!”, tha mes të tjerash Abdixhiku./Arbresh.info/
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...