Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se paniku i pushtetit pas shpërthimeve të skandaleve të njëpasnjëshme po i shtynë ata drejt një gjuhe të zakonshme ofenduese – përplot urrejtje e mllef.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku shkroi “sa më të thella skandalet, aq më të thella ofendimet!”, shkruan Arbresh.info.
“Skandalet do të thellohen, me to dhe ofendimet. Sepse sharja është e lehtë, sidomos për ata që se bëjnë dot një shenjë ani pse kishin 51% e plot 12 miliardë euro buxhet!”, u shpreh ai.
Tutje, kreu opozitar theksoi se zgjedhjet e ardhshme “s’bëhen se kush shanë e kush pështynë më mirë,” por për çështjet e rëndësishme që prekin jetën e qytetarëve.
“Zgjedhjet e ardhshme bëhen për çmimet e larta, pagat e ulëta, investimet që s’bëhen, punët që s’janë, ikjen masive, shkollat e dobëta e spitalet e vjetërsuara; për përballjet e brengat e familjeve kosovare nga mëngjesi deri në mbrëmje!” tha ai.
Kreu i LDK-së nënvizoi rëndësinë e bashkimit në këto momente sfiduese, duke thënë se “Kosova ka nevojë për përbashkimin e më të mirëve, sepse jemi pak për t’i lejuar të na ndajnë e jemi shumë prapa për t’i lejuar të na mbajnë aty!”
Abdixhiku bëri thirrje për angazhim të gjithanshëm deri më 9 shkurt, datën e zgjedhjeve, duke shprehur besimin se bashkë mund të arrihet një Republikë më e fortë.
“Rrugën, drejt një Republike që e meritojmë, drejt shpresës e jetës së mirë, duhet ta bëjmë bashkë,” përfundoi Abdixhiku. /Arbresh.info/
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...