Drejtori i Riinvestit dhe anlaisti Lumir Abdixhiku ka thënë se atë që e bëri Serbia për një ditë Kosova s’e ka bërë për 16 vjet.
“Për një ditë, 79 zyrtarë të arrestuar në Serbi për krim të organizuar, korrupsion e hajni – ish ministra, biznesmenë e tenderashë. Kaq nuk i kemi arrestuar për 16 vjet rresht; dhe jemi vendi më i korruptuar në Evropë”, ka thënë Abdixhiku, përcjell koha.net. “Sa raste korruptive i mbajmë në mend me gjithë këta politikanë supermilionerë? Kë gjykuam ne? I kemi gjithandej. Na sillen pa marre madje. Jo tani pse Serbia e bombarduar 16 vjet më parë po ecën sot në BE; e pse ne mbetëm ende me kritere vizash. Bërja e shtetit nuk është lojë”, ka shtuar më tej ai.
Edhe analisti Agon Maliqi ngjarjet e sotme në Serbi i ka komentuar si një fitore të Serbisë ndaj Kosovës, ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejt.
“Qe një fitore e vërtetë e Serbisë ndaj Kosovës, kësaj here jo e drejtpërdrejtë. Te kojshitë brenda natës arrestohen 79 persona, përfshi dy ish ministra, për 20 raste të korrupsionit në vlerë prej 100 milionë EUR”, ka thënë Maliqi, transmeton koha.net. “Në Kosovë, Hysni Hoxha mbetet në krye të Organit Shqyrtues të Prokurimit, përkundër faktit se ndaj tij janë ngritur dy aktakuza prej prokurorisë. Kë do e marrë më seriozisht Brukseli, Serbinë apo neve?”, ka thënë më tej ai.
LDK merr mbi 17% për qind
Baton Haxhiu publikon Exit Poll-in: Vetëvendosje e para me 4...
Bleron Baraliu prezanton projeksionin e zgjedhjeve të 7 qers...
Exit Poll-i i Albanian Post: 43% VV, 22% PDK, 18% LDK, 7% Al...
DnV: Dalja deri në 17:00 rreth 29%, nga dy zgjedhjet e kalua...
Kosova votoi, mbyllen zyrtarisht qendrat e votimit