Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke cituar të dhënat e Bankës Qendrore, ka thënë se kontributi i diasporës për Kosovën është plot 5.5 milionë euro në ditë.
“Nëse keni pyetur ndonjëherë se si mbijeton Kosova, këto 2 miliardë të tyre, çdo vit e secilin vit, bëjnë përgjigjen”, ka shkruar Abdixhiku.
Postimi i tij i plotë:
Plot 5.5 milionë euro – NË DITË – është kontributi i diasporës për Kosovën (të dhënat e Bankës Qendrore).
– 800 milionë euro para të gatshme për familjet e tyre.- 200 milionë euro investime në pasuri.- 1 miliardë euro shpenzime gjatë qëndrimit këtu.
Nëse keni pyetur ndonjëherë se si mbijeton Kosova, këto 2 miliardë të tyre, çdo vit e secilin vit, bëjnë përgjigjen.
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...