Ai përmes një publikimi në Facebook ka renditur si dështim shumë vendime që i ka marrë Qeveria e Kosovës në qeverisjen e kryeministrit Ramush Haradinaj që nga emërimi i 80 zëvendësministrave e deri te fryrja e listës së veteranëve.
Abdixhiku ka thënë se qytetarët nuk duhet të presin asgjë nga kjo Qeveri pasi është më e dobëta, më e dëmshmja dhe më e rrezikshmja që ka Kosova në gjithë historinë e saj.
Publikimi i plotë i Lumir Abdixhikut:
“Për të nisur punë iu deshën 22 parti. Pjesë e marrëveshjes qeverisëse nuk ishte ndonjë program përparimtar – ishte një dokument tre faqesh mbi atë se kush e çfarë merr. Pazar hesapi. Ndanë karriga, shtuan ministri, u rahatuan mirë thanë “erdhëm për punë të mëdha”.
Punë e madhe e tyre doli të jetë emërimi i 80 zëvendësministrave. Këta të fundit njihen sot për raportet e tyre “dinamike” – material për tallje kolektive. Kur mbaruan me zëvendësministra, krijuan koordinatorë. Kështu Qeveria e Kosovës ka sot “kordinator për rini” dhe “koordinator për gjeneratë të re”; dhe kjo s’është barcoletë. Bëjeni diferencën vet.
Në menaxhimin e parasë publike treguan pangopësi. Vendimi i parë, rritja e pagave për vete. Thanë se “ju duheshin për kravatë”. Vendimi i dytë falja e 60 milion eurove prodhuesve të ujit. Thanë se “ju ka tekë”. Vendimi i tretë shtimi i 53 milion eurove Bektel Enkas. Thanë mos bëni fjalë se “i shpëtuam miliona të tjerë”. Për dy muaj shterrën rezervën shtetërore si asnjë qeveri më parë .
Në relacione ndërkombëtare prodhuan kaos. Provuan shfuqizimin e Gjykatës Speciale me fillim. “Thikë pas shpinde” ishte cilësimi amerikan; “nata më e rrezikshme e Kosovës” ai britanik; në fund u kthyen ku ishin në fillim – veçse me një kosto të tmerrshme joserioziteti jashtë. Ku ishin në fillim u kthyen edhe demarkacion – veçse Kosovës i humbën 3 vjet jetë. Në fund votuan marrëveshjen e njejtë pa as edhe një ndryshim. Thanë “tash bëmë kufi të ri”. Tash, meqë ne jemi n’pushtet thanë, ju mund të lëvizni lirë.
Në dialog me Serbinë shkuan kallabllak – “hajde bac, hajde bac, bac bac bac” do të mbahet si ekskurzioni më i turpshëm kosovar ndonjëherë. Dikur nisën të flasin për kufij. Një herë për ndarje, dikur për shkëmbim, në fund për korigjim – pa strategji, pa ide, thuajse lojë shpërblyese është kjo. Eksperimentet e tyre ndërkombëtare ndaluan njohjet, vënë Kosovën në status-quo, e i dhanë Serbisë letrën e palës së barabartë kur flitet për shtetin tonë. Këndej ndërsa vendosën tu paguajnë gjithë rrymën serbëve në Veri; e kriminelin e atjeshëm Radojçiq e lartnuan si mik.
Në sjellje me publik treguan arrogancë. Kur shtinë me armë zjarri thanë “është traditë”; kur thyen ligjin thanë “punë e madhe që thyhet një ligj”; kur u shtuan 19,000 veteranë thanë “jeni hajna të gjithē” – “paguani taksë për mosluftim” ishte një alternativë.
E pra miq, çka prisni nga të tillë? Pse çuditeni? Kjo Qeveri, pa dyshim, në pērbërje, në substancë, në dije, sjellje e prezantim është Qeveria më e dobët, më e dëmshme më e rrezikshme që Kosova ka patur ndonjëherë” ka shkruar Abdixhiku.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...