Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është drejtuar me një letër, Donald Tusk, Presidentit të Partive Popullore Evropiane, anëtare e së cilës është edhe LDK-ja.
Kryetari Abdixhiku ka kërkuar nga Tusk për mbështetje në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës përcjell arbresh.info.
Abdixhiku gjithashtu ka ofruar mbështetjen e plotë të LDK-së gjatë gjithë këtij procesi dhe është zotuar se do t’i shfrytëzojë të gjitha kanalet komunikuese në këtë drejtim.
Në fund të muajit maj, EPP mban kongresin e radhës në Rotterdam ku do të marrin pjesë liderë të ndryshëm, me ç’rast kryetari Abdixhiku në fjalën e tij gjatë kongresit do të kërkoj nga të gjitha shtetet anëtare mbështetje në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. / arbresh.info/
Prokuroria cakton arrest shtëpiak për Grubin
Hapet së shpejti konkursi për ushtarë të rinj në FSK
E ardhmja e Luciano Spallettit lidhet me ndeshjen ndaj Galat...
Publikohet klipi zyrtar i finalistëve të Big Brother VIP Kos...
Hamza: Asnjë emër për presidentin në takim me Kurtin, diskut...
Dyshja shqiptare që luajnë në Kosovë, ftohen nga Maqedonia e...