Deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se mllefi që disa po shfaqin ndaj LDK-së, lidershipit, anëtarësisë e aktivistave të tyre, është tregues i frikës.
Sipas tij, këta persona s’po mund ta durojnë një fakt; herë njëra e herë tjetra parti në pushtet.
“…LDK po vjen. Po vjen shpejtë, fortë e qartë. Dëshirat tuaja për ndarje, përçarje e rënie të LDK-së kanë marrë fund. Me të marrin fund dhe të gjitha politikat e mbrapshta të kapjes në këtë vend”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Qeverinë njëmend s’mund ta këshillojmë.
Sepse zanatin e tyre s’e dimë.
– Për me i humbë 16,000 vende pune në vit e me mbushë Kosovën kazino – nuk dimë.
– Për me i falë 54 milionë euro Bektelit pa asnjë vlerësim, por mos me e dënu kur ajo vonon punimet – nuk dimë.
– Me ua fshi bizneseve të ujit 52 milion euro tatime pa asnjë kriter veçse “na u ka tekë” – nuk dimë.
– Me e mbushë kabinetin me 400 ministra, zëvendësministra e këshilltarë; nga të cilët plot nën aktakuzë e nëpër gjykatë – nuk dimë.
– Me shti me armë, me u sillë si kapadai qeveritarë, e në fund me thënë punë e madhe që e shkelim ligjin – nuk dimë.
– Me i ulë investimet e jashtme nga 400 milionë në vetëm 100, rekord i ulët historik – nuk dimë.
– Me dënu polic që hetojnë pushtetarë, e me promovu politikanë të zënë në hajni – nuk dimë
– Me dështu në liberalizim, në secilin anëtarësim e me prodhu tërheqje njohjesh, 8 sosh – nuk dimë.
Këtu jeni të pakonkurrencë. Këtu s’mund t’iu ndihmojmë ne.
Tashti, mllefi që shfaqni ndaj LDK-së, lidershipit, anëtarësisë e aktivistave tanë është tregues i frikës që iu ka kapë. Spo mund ta duroni një fakt; herë njëra e herë tjetra parti në pushtet. LDK po vjen. Po vjen shpejtë, fortë e qartë. Dëshirat tuaja për ndarje, përçarje e rënie të LDK-së kanë marrë fund. Me të marrin fund dhe të gjitha politikat e mbrapshta të kapjes në këtë vend.
Të paktën 21 persona të vdekur në Spanjë pas një aksidenti m...
Rinumërohen 556 vendvotime nga 914 gjithsej
ATK organizon konferencë dhe panele diskutimi për 26-vjetori...
Mot sot i ftohtë dhe me ngrica
Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...