Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka hedhur poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje pa ndodhur një reformim i kësaj partie.
Abdixhiku para mediave deklaroi edhe se, ofendimet që VV-ja i bën ‘’mëngjes e mbrëmje’’, u japin atyre arsye për të shpjeguar se pse bashkëpunimi me ta është i pamundur.
‘‘Kryesia e LDK ka autorizuar grupin parlamentar që të veprojë sipas rrethanave politike. LDK tashmë ka lëvizur nga pozicioni i vet me tendencë të qartë për zhbllokimin situatës. Pra nuk kemi dashur asgjë për vete, kemi krijuar qeveri të unitetit në mënyrë që të shmanget kriza institucionale. Fatkeqësisht ne jemi peng i një njeriu të vetëm i cili nuk e kupton as demokracinë, as pragmatizmin as nevojën që duhet për shumicë, Për këtë çështje LDK nuk mund të bëjë më asgjë me tepër se kaq. Ka tendencë të partisë së parë të vazhdojë tutje me bllokadë. Unitetin e refuzuan, në ndërkohë vazhdojnë me ofendime mëngjes e mbrëmje, që na japin shumë arsye, që tu shpjegojmë anëtarësisë sonë dhe votuesve se pse bashkëpunimi me ta është i pamundur. Të ju them të drejtën, unë kam besu shumë që në këtë proces të refuzimit tonë të bashkëpunimit me ta do të ndodhte një reformë e VV-së, unë du të ju them qartë se pa një reformim të VV-së, bashkëpunimi është i pamundur’’, ka deklaruar ai.
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...
Murseli, Kokalla e Plava sillen në gjykatë, dëgjohen fjalët ...