Ministri i Infrastrukturës në detyrë, Lumir Abdixhiku, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se pas konfirmimit të 79 raste të reja me koronavirus është dita më e rëndë për vendin.
Abdixhiku ka apeluar për bashkëpunim dhe kujdes të shtuar nga qytetarët.
“Do t’i mbushim shpejtë edhe sheshet, edhe rrugët, edhe shkollat, edhe kafiteritë e edhe stadiumet. Do të takohemi sërish të gjithë. Le të kujdesemi sot që ky takim të jetë me gëzim”.
Ky është postimi i plotë i Abdixhikut:
Dita më e rëndë për vendin sot. 79 raste të reja. Dhe ndjehesh i dermuar e dëshpëruar me një ditë të tillë.
Ju lutem qëndroni në shtëpi. Asnjë masë nuk ka ndikim pa bashkëpunim. Perpjekja e deritanishme s’ka qenë fare e lehtë. Keni hequr dorë nga sjelljet tuaja më të zakonshme. Nga mbyllja e punëve e deri tek distancimi nga më të dashurit tuaj.
Kjo përpjekje, sado e veshtirë që është, duhet të vazhdojë – në të kundërtën secili kontribut kolektiv i deritanishëm humbet kuptim. Sot ky kontribut ka humbur kuptim.
Qëndrimi në shtëpi e bën punën e mjekëve, policëve, ushtarëve e secilit kontribues tjetër në këtë betejë shumë më të lehtë. Duke qëndruar në shtëpi, ju shkurtoni kohëzgjatjen e mbylljes. Në anën tjetër, transporti ndërkombëtar i mallrave vazhdon. Vendi po furnizohet mjaftueshëm dhe pandërprerë. Qytetarët tanë të ngujuar jashtë, ngadalë por sigurtë, po kthehen në shtëpi. Rrugët po pastrohen e mirembahen nëpër Kosovën. Arsimi po zhvillohet.
Do t’i mbushim shpejtë edhe sheshet, edhe rrugët, edhe shkollat, edhe kafiteritë e edhe stadiumet. Do të takohemi sërish të gjithë. Le të kujdesemi sot që ky takim të jetë me gëzim.
Petit mbron Arsenalin: Gjithmonë e njëjta histori
OEK: Kosova ka nevojë për stabilitet jo për zgjedhje– Qeveri...
Ministria e Brendshme në Shqipëri hap garën për Drejtor të P...
Ushtria amerikane shkatërroi komandën e Gardës Revolucionare...
Kurti takohet sërish me Abdixhikun
Franca dërgon fregatë dhe sisteme anti-raketore në Qipro