Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi zhvillimet e fundit, situatën aktuale politike në vend, qëndrimet e LDK-së karshi këtyre zhvillimeve si dhe thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve, shkruan Arbresh.info.
Abdixhiku edhe me ambasadorin De Riu theksoi rëndësinë e mbylljes së shpejtë të procesit të numërimit dhe certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), duke siguruar që të respektohen në plotni parimet demokratike.
Në fund të takimit, Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Italisë dhënë Kosovës gjatë të gjitha proceseve si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke nënvizuar angazhimin e mëtutjeshëm të përbashkët për zhvillimin e vendit./Arbresh.info/
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...