Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe bashkëpunëtorë bënë sot homazhe në nderim të jetës dhe veprës së ikonës së filmit dhe teatrit, Enver Petrovci.
Në komunikatën e LDK-së thuhet se Enver Petrovci mbetet një nga figurat më të shquara të artit, teatrit dhe kulturës në Kosovë.
Ai ishte ndër të parët artistë, ligjërues dhe personalitete që lanë gjurmë të pashlyeshme në kohën dhe shoqërinë tonë. Vepra e tij do të kujtohet përherë si shembull i profesionalizmit të jashtëzakonshëm dhe i përkushtimit ndaj kulturës kombëtare.
Me këtë rast, kryetari Abdixhiku si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ju shprehën ngushëllime të sinqerta familjes Petrovci, miqve, si dhe gjithë komunitetit artistik, duke theksuar se Kosova humbi një ikonë, por trashëgimia e tij do të mbetet e gjallë përherë./Arbresh.info/
Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...
Vetëvendosje e vetme deri tani në seancën për zgjedhjen e pr...
Abdixhiku: Presim shpërndarjen e Kuvendit qysh në mesnatë
Fillon seanca për presidentin
VV nominon Fatmire Mulhaxha Kollçakun për presidente të Koso...
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...