“Kam frikë se dëmi është i pariparueshëm”, ka deklaruar Lumir Abdixhiku kur është pyetur nga gazetari Adriatik Kelmendi, rreth raportit që do të ketë Lidhja Demokratike e Kosovës me shtetin më të fuqishëm në botë, nëse kjo e fundit del fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë, duke qenë se së fundmi vendi ishte në sanksione nga SHBA-ja.
Kryetari i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, që është edhe kandidat për kryeministër, në intervistën për Rubikon, ka deklaruar se çështja e Kosovës nuk mund të zgjidhet pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të Amerikës.
Sipas tij, duhet bashkëpunim i ngushtë me Bashkimin Evropian si dhe të punohet me pesë vendet anëtare që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e vendit, por se në zgjidhjen e çështjes përfundimtare, duhet të jetë edhe SHBA-ja.
“Populli i Kosovës ka pasur suksese për shkak të mbështetjes partizane të Amerikës. Mos të harrojmë Bushi i vjetër ka vendosur vijë të kuqe, Clintoni demokrat ka vendosur bombardimet e NATO-së, Bushi i ri ka vendosur shpalljen e pavarësisë. Pra mos të harrojmë se me republikan e me demokrat ne kemi vendosur proceset e mëdha të historisë së Kosovës”.
“Përçudnueshëm në këtë periudhë të fundit, kemi pasur qeveri që ka zgjedhur të mbajë anë pa kurrfarë nevoje, se nuk e cakton ti fitoren e askujt në Amerikë. Por mos të harrojmë se gjatë demokratëve [qeveria] kanë marrë sanksione, gjatë republikanëve kanë marrë nivelin më të ulët të komunikimit. Qeveria populliste e ka bërë këtë dhe tani kam frikë se dëmi është i pariparueshëm. Duhet të nisim nga fillimi”, tha Abdixhiku.
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit...
Rama fton kryeministren e Japonisë në Shqipëri për Samitin e...
Ulutash dhe Fronda diskutojnë për situatën e sigurisë në Kos...
Maguire i dëshpëruar pasi s`do të jetë në Botëror
KE mirëpret diskutimin për afrimin e Ballkanit dhe Ukrainës ...
100-euroshi i Qeverisë – Kur do të dalin paratë në llogaritë...