Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kërkuar formimin e një qeverie transitore, duke argumentuar se vendi ndodhet në krizë të thellë politike dhe institucionale, ndërsa asnjë forcë politike nuk ka shumicën për të qeverisur.
Në një konferencë për media të enjten, Abdixhiku prezantoi një plan me 15 pika për një Qeveri të Unitetit.
Sipas Abdixhikut, asnjëra palë nuk i ka numrat, prandaj duhet qeveri transitore.
“S’ka përpjekje nga askush për të krijuar shumicën që do të sillte institucione legjitime dhe jemi në krizë legjitimiteti sepse s’kemi Kuvend funksional, e për më tepër nuk kemi as qeveri legjitime. Qeveria e tanishme reflekton rezultatin e para katër vjetëve dhe jo shumicën e tanishme të dala pas zgjedhjeve të fundit. Nuk kemi shumicë – asnjëra palë, asnjë grupim politik sipas preferencave politike nuk ka numra për të bërë shumicën. Kam dëgjuar kryetarë të partive të tjera duke thënë se disi partitë e ish-opozitës kanë shumicë, nuk është e vërtetë. Asnjëra palë nuk ka shumicë. Votat e deputetëve joserbë gjithashtu janë të qartë me deklarimet e tyre politike”, tha ai./Arbresh.info
Lëndimi i Gonzales ‘goditje’ e madhe për Atletic...
Kurti në Podujevë premton zhvillim ekonomik e mirëqenie për ...
U tranfserua në verë tek Milani, por Rosonerët e vendosin në...
Molotov drejt Kryeministrisë në Tiranë, lëndohen dy policë
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Shemit: Kujtimi dhe ...
Muçi vazhdon formën e shkëlqyer, por skuadra e tij mposhtet