Në kuadër të ciklit debatues e diskutues “LDK ju dëgjon”, kryetari Lumir Abdixhiku ka qëndruar në Viti ku ka diskutuar me qytetarë dhe struktura të kësaj komune.
Gjatë këtij takimi Abdixhiku rikonfirmoi edhe njëherë qëndrimin e LDK-së rreth procesit të dialogut.
“Qëndrimi i LDK-së për procesin e dialogut është që duhet të ketë marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve. Marrëveshja duhet të jetë ligjërisht e ndërkombëtarisht e obligueshme dhe duhet të përmbajë aktin kur Serbia e njeh Kosovën, dhe kur Kosova ndërsjellazi e njeh Serbinë. Çdo devijim nga ky orientim strategjik është përgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale”, ka thënë Abdixhiku, përcjell arbresh.info.
Përmes një komunikate për media nga LDK bëhet e ditur se Abdixhiku po ashtu ka folur edhe për pozicionin e Kosovës si dhe raportet me ShBA-të, ku sipas LDK-së pozicioni ndërkombëtar i Kosovës është rënduar.
“Me veprimet e pamatura, pa qenë i koordinuar në mënyrë të vazhdueshme me aleatë, Kryeministri e ka larguar Kosovën nga ky synim. Më 7 shkurt të vitit 2021, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, nëpërmjet një letre urimi, i kishte kërkuar Presidentit të Serbisë Vuçiq, arrtijen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën të përqendruar në njohjen e ndërsjellë. Saktësisht dy vite me Qeverinë Kurti, dhe pozicioni ndërkombëtar i Kosovës duket qartazi i rënduar. Nuk flitet për njohje të ndërsjellë dhe nuk flitet për një marrëveshje përfundimtare. Tani flitet për marrëveshje bazë që nuk e ka njohjen reciproke”, ka thënë Abdixhiku.
Ai po ashtu ka theksuar se: “Përveç Kryeministrit, askush nuk e di se çka po diskutohet. Nuk dihet çka përmban hyrja e marrëveshjes dhe as shtojca e kësaj marrëveshje. Tema të tilla duhet të trajtohen me përgjegjësi dhe nga Kryeministri do të kërkohet përgjegjësi”, ka përfunduar Abdixhiku.
Lidhja Demokratike e Kosovës është në drejtim të mbarë dhe cdo ditë po shton rradhët e veta, sepse po dëgjon, po flet me qytetarë dhe po qëndron përballë popullizmit; ndërsa forcimi i LDK-së është ndryshimi që i duhet Kosovës.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...