Marrëveshja për ta votuar Demarkacionin është arritur mbi propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ky është një lajm i mirë për Kosovën.
Kështu ka shkruar në profilin e tij në facebook, deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, transmeton arbresh.info.
Këtij statusi Abdixhiku ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi.
“Arritja e marrëveshjes mbi propozimin e LDK-së është lajm i mirë për Kosovën. Është fund i viteve të humbura pakuptim, e fillim i mundësisë për lëvizje të lirë. Republika fiton sot. Një falënderim të veçantë gjithë qytetarëve që na mbështetën në vazhdimësi”, ka shkruar Abdixhiku./arbresh.info/
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...