Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, njofton arbresh.info.
Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ambasadori Abbott uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e qeverisë britanike për të ndihmuar Kosovën sidomos në fushën e sundimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë.
Ambasadori Abbott tha se në planin afatgjatë Mbretëria e Bashkuar, në kuadër të rolit në QUINT, do të vazhdojë të përkrahë Kosovën për t’u bërë shtet funksional e stabil dhe me raporte të normalizuara me Serbinë.
Kryeministri Kurti dhe ambasadori Abbott biseduan edhe për gjendjen me pandeminë, arritjen e vaksinave dhe domosdoshmërinë e respektimit të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Duke e falënderuar ambasadorin Abbott për ndihmën dhe përkrahjen që shteti britanik ia ka dhënë Kosovës, kryeministri Kurti tha se ai është i përkushtuar që Qeveria që udhëheq të thellojë edhe më shumë marrëdhëniet bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar duke i ofruar kështu një partner serioz.
Kryeministri Kurti dhe ambasadori Abbott u pajtuan se investimet e përbashkëta të diasporës kosovare me investitorë seriozë britanikë, do t’i kontribuonin zhvillimit ekonomik të Kosovws./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...