Javën e kaluar është shkarkuar qeveria e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq, por nuk është shpërndarë parlamenti dhe po kërkohen alternativa për krijimin e një qeveri të re.
“Unë do të doja që Mali i Zi të krijonte qeverinë e 43-të dhe, pavarësisht se sa do të zgjasë dhe cila do të ishte axhenda e saj. Do të doja të bënte diçka për të reduktuar polarizimin e shoqërisë malazeze dhe për të përmirësuar rrugën drejt BE”, tha Abazoviq.
Ai tha se nëse ndryshojnë rrethanat dhe nëse është vullneti i shumicës së deputetëve, ai është i gatshëm të jetë kryeministër, citon vijesti.me.
“Dua të them vetëm se nuk është e lehtë të jesh kryeministër në këto rrethana, kryeministër bëhesh pas zgjedhjeve dhe për këtë jam plotësisht i vetëdijshëm dhe më shumë se të gjithë kritikët që do ta kritikonin këtë propozim. Megjithatë ndonjëherë në politikë zgjidhjet kalimtare janë zgjidhje historike”, ka thënë ai.
Ai tha se nuk është i sigurt se zgjedhjet do të jenë zgjidhje sepse ka ende kushte në të cilat duhet të punohet për një proces të drejtë zgjedhor. Ai tha se megjithatë mund të jetë edhe opsion nëse ka konsensus të subjekteve kryesore politike.
Politikani shqiptar shprehet se ka dhënë fjalën, apo besën se DPS-i i Milo Gjukanoviqit do të rrëzohet nga pushteti dhe kjo është arritur.
Ndryshe, partitë minoritare përfshirë edhe shqiptare i kanë dhënë mbështetje 36-vjeçarit për postin e kryeministrit. /Telegrafi/
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...
Tritol në një automjet në Tiranë, nisin hetimet