Zëvendëskryeministri i dytë i Republikës së Kosovës, Haki Abazi përmes një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka reaguar për largimin e LDK-së nga Qeveria.
Abazi ka thënë se është për keqardhje kur dëgjon deklaratat e Mustafës dhe Veliut e sidomos ato janë në sinkron të plotë me Thaçin dhe PDK.
Ai ka thënë se po e vërtetojnë se asnjë herë dhe në asnjë formë nuk e kanë qëllim interesin e qytetari, sot kur të gjithë jemi të mobilizuar për të mbrojtur qytetarët nga COVID-19, shkruan arbresh.info
“Kjo frymë e bllokimit dhe sabotazhës ka qenë edhe kur është refuzuar koalicioni parazgjedhor, edhe në kohën e presionit të pa arsye në negociata, deklaratat kundërthënëse dhe ngathtësia e plotë për të vepruar brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme”, ka vazhduar tutje shkrimin Abazi.
Postimi i tij i plotë:
Është për keqardhje kur dëgjon deklaratat e Mustafës dhe Veliut e sidomos kur ato janë në sinkron të plotë me Thaçin dhe PDK.
Po e vërtetojnë se asnjë herë dhe në asnjë formë nuk e kanë qëllim interesin e qytetarit, sot kur të gjithë jemi të mobilizuar për të mbrojtur qytetarët nga COVID-19.
Kjo frymë e bllokimit dhe sabotazhës ka qenë edhe kur është refuzuar koalicioni parazgjedhor, edhe në kohën e presionit të pa arsye në negociata, deklaratat kundërthënse dhe ngathtësia e plotë për të vepruar brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme. Si duket puna e mirë e rezultatet e mëdha dhe suksesi i çdo ministrie tjetër kanë frikësuar Veliun.
Shpresë ka meqë në LDK ka edhe udheheqës edhe votues që e duan Kosovën më shumë se Veliu, Mustafa dhe Hoti.
Gola me bollëk në Francë, asnjë në Lisbonë – mbyllen pjesët ...
“Dalsh faqebardhë” – Baca Rifat uron Haxhiun për marrjen e d...
Mbreti i Suedisë uron Osmanin në 18 vjetorin e pavarësisë së...
Selimi: Prokurorët e Speciales po paragjykojnë dhe nuk po gj...
Presidenti i Çekisë uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësis...
Presidentja e Sllovenisë uron Osmanin për 18-vjetorin e Pava...