Ikja nga partia nuk është zgjidhje, ka thënë drejtori i fondacionit Rockefeller Brothers, Haki Abazi, në Info Magazine të Klan Kosovës, duke folur për largimin e Ilir Dedës nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Është monotone ideja që jepet si zgjidhje, ikja nga nja partie dhe formimit të një partie tjetër. Nuk mendoj që struktura e partive është problemi, por janë vetëm disa individë të caktuar që ngulfatin”, ka pohuar Abazi.
Ai tha se Deda ka lëvizur shumë në karrierën e tij politike.
“Nuk është e panjohur lëvizja e Ilir Dedës prej këshilltarit të Bajram Rexhepit, pastaj FER-i, pastaj këshilltar i presidentes Jahjaga deri te flirtimi i madh me Vetëvendosjen deri sa ka hyrë aty”.
Abazi, ka folur edhe për atë se sa do ta dëmtojë largimi i Dedës Vetëvendosjen.
“Mendoj që e dëmton Vetëvendosjen, aq sa e dëmton Donika Kadaj, AAK-në”.
AUV tërheq nga tregu produktin ushqimor për foshnje Aptamil
Të paktën 7 të vdekur në SHBA si pasojë e stuhisë dimërore
PSRK me aksion në ndërmarrjen ‘Ekoregjioni’, bas...
Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës