Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi është deklaruar pas intervistimit nga Prokuroria Speciale lidhur me deklarata e tij për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.
Ndër të tjera, Abazi ka folur edhe për shkarkimin e tij nga Komisionet Parlamentare.
Ai ka thënë se shkarkimi i tij kryetar i Komisionit vjen për shkak të guximit për të çelë tema kritike për shoqërinë.
“Shkarkimi im si kryetar i Komisionit vjen për shkak të guximit tim për të çelë tema kritike për shoqërinë tonë. Kur hyn palaçoja në Pallat Mbretëror, nuk bëhet mbret, vetëm mbretëria bëhet cirkuz. Ne kemi bërë gjithë punën tonë për ndryshimin e madh në këtë vend. Kjo që po ndodh tani, përfshirë edhe shkarkimin nga z. Kurti, është rezultat i guximit qytetar dhe kryerjes së punës sipas betimit tim në Parlamentin e Kosovës”,tha Abazi./arbresh.info/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi