Google ADS

AAK: VV-ja po kundërshton krijimin e Komisionit Hetimor për energjinë, çka po fshehin

13:10 | 21 Prill 2022
A Z

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, e cila zgjati rreth dy orë, tha se diskutimi kryesor ishte rreth krijimit të komisionit hetimor për energjinë.

“Ishte një debat i gjatë, qëndrimi i AAK-së është i thjesht, kërkesa për një komision hetimor për çështjen e energjisë është bërë nga PDK dhe nënshkrues të kësaj kërkese janë deputetët. Për vlerësimin tonë është e habitshme dhe e pakuptim dhe zgjon kureshtje të madhe që shumica e kundërshton themelimin, çka janë duke fshehur. Është e paperceptueshme për mua pse refuzohet themelimi i këtij komisioni dhe çka po fshehët”, tha ai.

Të ngjashme